I ‘armatosur’ me simbole të Vorio Epirit për varrimin e Kaçifas, bllokohet ekstremisti i njohur grek

08/11/2018 - 09:20

Në orët e para të ditës së sotme në doganën e Kakavijës janë kthyer disa grekë që ishin nisur për në Bularat të Gjirokastrës për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kaçifas. Mes atyre që nuk janë lejuar që të futen në Shqipëri ka qenë edhe Babis Harallambos, pasi kishte simbole të Vorio Epirit. Kjo ka bërë që policia shqiptare mos ta lejojë që të hyjë së bashku me personat e tjerë që ndodheshin në furgon. 

Por kush është Harrallambos? Ai ka lindur në Greqi, por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli. Babis nga viti 1982-1989 ka qenë kryetari i SFEVA - (Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio-Epirit). Babis-Harallambos Karathanos ka qenë ish-deputet i partisë Demokracia e Re, më tej i partisë ekstremiste të djathtë greke, LAOS.

Harallambos është i njohur në Shqipëri, pasi ka marrë pjesë në disa aktivitete vitet e fundit me minoritetin grek. Ai ishte nisur për në Shqipëri për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ekstremsitit Kacifas, që u vra para 11 ditësh nga RENEA në Gjirokastër, por së bashku me disa të tjerë nuk janë lejuar. Policia shqiptare ka marrë masat për ceremoninë e varrimit për të shmangur incidentet. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Detaje të reja zbulohen për vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti mbrëmjen e djeshme në rrugën “Zef Jubani” pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbërritur mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Durrësit.

Mot i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare dominojnë në pjesën më të madhe të territorit gjatë paradites.

Majlinda Bregu është kthyer në Tiranë.

Komisioni i BE për Punët e Jashtme (AFET) dhe Liritë Civile, Drejtësisë dhe Punët e Brendshme (LIBE) kritikuan Shqipërinë dhe vendet e tj

Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannës Hahn ka zhvilluar një takim me ambasadorin e BE në Shqipëri, Luigi Soreca.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet ditën e nesërme në orën 10:00 për të çelur garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm

Një tjetër denoncim nga qyteti i Durrësit, ku përmes një videoje tregohet se si po shkatërrohet historia dhe trashëgimia kulturore e një

Ministria e Brendshme e quan akt terrorist shpërthimin me tritol në një shtyllë të tensionit të lartë në Fushë-Krujë.