I biri fitoi betejën me COVID-19, deputetja e PS: Falenderimet shkojnë për bluzat e bardha

01/04/2020 - 17:26

Deputetja e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Antoneta Dhima ka njoftuar se djali i saj e ka fituar betejen me koronavirusin.

Vetë deputetja e PS-së shkruan në një postim në Facebook, i biri mposhti armikun e padukshëm, ndërsa gjithë falenderimet i shkojnë bluzave të bardha.

POSTIMI I PLOTE

E lumtur dhe e gëzuar që biri im e mposhti armikun e padukshëm, atë armik me të cilin shumë të tjerë po vijojnë betejën. 

Falenderimet shkojnë për të gjitha bluzat e bardha, mjekët, infermierët, epidemiologët, imazheristët, laborantët dhe stafet mbështetëse, në Fier, Tiranë e kudo. Jeni ju që luftoni në frontin e parë të kësaj lufte globale, një lufte që me këmbëngulje e forcë ne do ta fitojmë. 

Edhe pse nuk zgjodha të jepja lajmin për nisjen e kësaj lufte, jam e ngazëllyer që tani i uroj tim biri shëndet dhe jetë, dhe po i njejti urim shkon për të gjithë Ju, që vazhdoni të kuroheni nga ky virus, që nuk zgjedh, duke na kujtuar se të gjithë jemi të barabartë.  

Faleminderit të gjithëve për sakrificën e pamasë që bëni në këtë periudhë të vështirë. 

Qofshi të bekur të gjithë Ju që mjeksinë nuk e keni thjesht një profesion, por një mision që ju vendos përditë përballë sfidave, edhe të panjohura.

Faleminder edhe të gjithëve Ju miq dhe mikesha që në këto ditë të vështira më qëndruat pranë me mesazhet e telefonatat Tuaja, duke treguar se miqtë më të mirë, janë ata që nuk të harrojnë në ditë të vështira. 

Ne vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi, ndaj bëjeni edhe ju. Dhe kujtoni, që vetëm bashkë do tja dalim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Europa Nostra i ka drejtuar sot një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, një javë pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Një 12-vjeçare është larguar nga banesa e saj në lagjen nr.4 në Durrës.

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero i është përgjigjur pedagogut Erion Kristo i cili një ditë më parë tha: "Ajri të shëron?

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike iu bën thirrje të gjithë debitorëve të energjisë të bëhen pjesë e aktmarrëveshjes për të

Zbardhen detaje të reja nga grabitja spektakolare në Tiranë, ku Donald Hoxha bashkë me Gentian Kanen vodhën mbi 250 milionë lekë nga maki

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar së gjatë 24 orëve janë identifikuar 9 raste të reja me COVID-19.

Ditën e martë, 26 maj, mbushen plot 6 muaj nga tërmeti i fund nëntorit të vitit të kaluar, që la pas shkatërrime të shumta në Durrës.

Ambasada Amerikane në Tiranë uron festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ka uruar besimtarët myslimanë, qytetarët e Durrësit dhe të gjithë shqiptarët me rastin e