Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të transportuar drejt spitalit të Durrësit një person në gjendje të dehur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në sheshin kryesor të qytetit, sheshin “Liria”.

Në videon e “DurrësLajm”, shfaqet personi i dehur i cili bërtet me zë të lartë, çka ka tërhequr edhe vëmendjen e shumë kalimtarëve të rastit që janë mbledhur aty pranë.

Në vendin e ngjarjes shikohet edhe makina e ambulancës.