I dënuar në Itali për trafik droge, kush është 33-vjeçari që u gjet i vrarë në makinë

15/09/2020 - 08:15

Një i ri është gjetur i vrarë me armë zjarri në makinën e tij. Bëhet fjalë për 33-vjeçarin me Klevis Kapllani.

Trupi i pa jetë është gjetur nga uniformat blu rreth orës 06:00 të mëngjesit të kësaj të marte në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.

Mësohet se Kapllani është një person me precedent penal. Ai ka qenë i dënuar për trafik droge në Itali.

Këto janë informacionet e para që raportohen lidhur me këtë ngjarje të rëndë teksa po punohet për identifikimin e autorit/ëve.

"Më datë 15.09.2020, rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij, dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit,  shtetasi K.K., 33 vjeç.  Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në  zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve", njoftoi policia.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Evidentohen dhe goditen 2 raste të zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, arrestohen në flagrancë 2 pronarë su

Paraditja mbetet me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu.

Bashkimi Evropian ka financuar 35,5 milionë euro për rindërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.

Mbledhja e përbashkët mes qeverise se Shqipërise dhe Kosovës do të mbahet në Tiranë.

Bashkia e Shijakut është ndër të parat që vlerëson transparencën e punës së saj në raport me qytetarët. Për këtë ajo vë në dispozicion të

Tre javë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit – kur Durrësi ishte ende një qytet ‘fantazmë’, kryeministri Edi Rama firmosi në emër t

Oficeri Hekuran Bregu është komanduar ditën e sotme në krye të Operacionit Forca e Ligjit.

Tarifa më të ulta për shërbimin funeral në Njësitë Administrative të bashkisë Durrës (ish-komunat).

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Infektimi i 5 mësuesve të gjimnazit “Sami Frashëri” në Përmet me Covid-19 ka çuar në mbylljen e shkollës.