Reshje të dendura dëbore kanë vijuar me intensitet gjatë gjithë natës, duke bllokuar disa fshatra dhe akse në të gjithë verilindjen e vendit. Trashësia e borës ka arritur deri në 50 cm, ndërkohë ka pasur ndërprerje gjatë natës, si pasojë e erërave të forta

Por lajme të këqia duket se vijnë edhe nga moti, pasi meterologët parashikojnë reshje të dendura bore për këtë javë. Sa i përket shiut duke filluar që nga dita e hënë, do të ketë reshje me intensitet më të ulët.

Megjithatë, nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta. Dëbora parashikohet se do të vijojë edhe për 48-orë të tjera, ndërkohë që në zonat malore priten reshje dëbore në 500 m mbi nivelin e detit.

Nga ana tjetër Meteoalb nënvizon se vranësirat dhe reshje të herë pas hershme do të dominojnë pjesën më të madhe të vendit gjatë të martës, ndërsa kthjellime të shkurtra do të ketë në Juglindje. Mesdita dhe pasditja fuqizojnë vranësirat dhe reshjet në gjithë vendin; kryesisht në Jug – Qender.

Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në mëngjes, por sërish një rënie me 2°C do pësojnë vlerat termike të mesditës.