Sot priten reshje në të gjithë territorin, që në shumicën e qarqeve do të jenë mesatare ose intensive, ndërsa në Shkodër shumë intensive.

Vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore dominojnë Veriun, por reshje të pakta dhe të përkohshme do të ketë në zonat Qendrore dhe Jugore.

Pasditja dhe mbrëmja mbeten me vranësira dhe reshje të konsiderueshme në Veri, ndërsa vranësira të dendura por reshje të pakta do të ketë në pjesën tjetër të territorit shqiptar.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit do të rriten me 2°C gjatë orëve të mëngjesit, por vetëm një rritje të lehtë sjell mesdita në gjithë territorin.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë, me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 4 ballë.