Policia italiane ka identifikuar të riun shqiptar 28 vjeçar, banues në San Giusto, i cili mbeti i vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor ditën e djeshme. Ai quhet Klodjan Kërtalli, personi që shihni në foto së bashku me gruan Besmirën dhe vajzën më të vogël.

Shqiptari nga Durrësi ishte i martuar dhe kishte dy vajza të mitura, teksa sipas mediave italiane, në zonën ku jetonte gëzonte respekt të madh, raportojnë mediet lokale.

Shqiptari mbeti i vdekur pasi mjeti me të cilën udhëtonte u përplas me një furgon, dhe u shkatërruar plotësisht.

Janë të shumta mesazhet e solidaritetit dhe mbështetjes që ka marrë nga të njohurit dhe të afërmit gruaja e tij pas fotos së profilit me shiritin e zi që ka vendosur në FB.