Është përcjellë për në banesën e fundit me nderime shkrimtari, gazetari, dramaturgu e politikani i njohur Maku Pone. Ai ndërroi jetë mbrëmjen e së hënës në vendlindjen e tij Fier, pas problemeve me zemrën. 

Homazhet në nder të tij u zhvilluan në Qendrën  e Kulturës, e ndërsa të afërm e kolegë të tij kanë shprehur ngushëllimet për largimin nga jeta të shkrimtarit në moshën 80-vjeçare.

Maku Pone lindi në Fier më 1 mars 1939 në një familje që ishte e njohur në Fier dhe rrethinat e tij për kontributin e saj në lëvizjen patriotike, arsimore dhe kulturore. Vjershat e para ai nisi t’i botoje qysh në fillim të viteve 1950 në gazetat dhe revistat për pionere e të rinj. Kurse vëllimin e parë poetik Maku Pone e botoi në vitin 1969. Maku Pone ka botuar 14 libra me poezi, 10 drama, 4 romane dhe 6 libra për fëmije, ndërsa nuk kanë munguar as çmimet për punën e tij.