I jepet lamtumira e fundit regjisorit Gjergj Xhuvani

20/08/2019 - 18:37

I është dhënë lamtumira, regjisorit e skenaristit të njohur, Gjergj Xhuvani. Trupi i pajetë i regjisorit Xhuvani, bashkëshort i aktores Luiza Xhuvani mbërriti mëngjesin e së martës në Rinas, ndërsa disa orë më vonë, familjarë, të afërm, miq, kolegë e bashkëpunëtorë e kanë përcjellë, drejt banEsës së fundit, përmes një ceremonie mjaft private e larg syrit të medias.

Gjergj Xhuvani u nda nga jeta më 14 gusht pas një ataku kardiak. Ai ndodhej në Romë, ku po punonte për filmin e tij të fundit “Liqeni im”.

Gjergj Xhuvani, regjisor, skenarist dhe producent lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet Dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”. Xhuvani ishte i pari kineast shqiptar që mundi të çonte Shqipërinë në Kanë, përmes filmit “Parrullat” në vitin 2001.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në kalatën 6 (terminalin e kontejnerëve) të portit të Durrësit është ankoruar ditën e sotme anija tregtare “Spirit of Tokyo”, e cila do t

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk tha se Shqipëria është më afër objektivit të hapjes së bisedimeve dhe se e meriton, në përput

Punonjësit e Kadastrës së Durrësit monitorohen në çdo moment nga kamerat e institucionit, jo vetëm me video, por edhe audio.

Mbi 450 mijë udhëtarë vendas dhe të huaj kanë shfrytëzuar tragetet e linjave Durrës – Bari, Durrës – Ankona dhe Durrës – Trieste e kthim

Gjykata e Tiranës dëgjoi sot dëshminë e Fredi Alizotit, i implikuar në dosjen e ashtuquajtur “Babalja”.

Gjigandi i lubrifikantëve Kappa Oil është sponsor zyrtar i i Hiking Adventure Club Albania, një operator turistik i specializuar dhe lice

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës po planifikon një aksion tjetër për lirimin e hapësirave publike në qytet.

Kontroll i rreptë në dogana, pika prodhimi dhe shitje nëpërmjet gjurmueshmërisë së kripës deri në mbërritjen te konsumatori. 

Bashkia e Durrësit njofton të gjithë kandidatët e interesuar për rinovimin e licencës për transportin e udhëtarëve me linjat e rregullta