Në pallatin e Kulturës sot po mbahen homazhet për 3 viktimat e të njëjtës familje, Dienës, vogëlushes Esiela dhe nënë Rozetës, që humbën jetën pasi pallati i tyre u shemb nga tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë që goditi Durrësin.

Diena Karanxhaj 30 vjeçe, e bija Esiela Karanxhaj 8 vjeçe dhe nëna e Dienës, Rozeta Meçja, 59 vjeçe po i jepet lamtumira e fundit, teksa pritet që të përcillen për në banesën e fundit.

Tragjedia në familjen Karanxhaj ka nisur më herët, pasi Diena kishte humbur bashkëshortin disa vite më parë. Vdekja e tyre ka prekur zemrat e mbarë shqiptarëve.