Pedagogu i Elbasanit, Denis Himçi, i cili i kërkoi favore seksuale një studenteje në këmbim të notave është lënë në arrest me burg pa afat nga Gjykata e Krimeve të Rënda. 

Rasti u denoncua me anë të një videoje në emisionin investigativ "Stop", të cilën e kishte xhiruar vetë studentja ndërsa Denis Himçi u arrestua fill pas denoncimit. Ndërkohë Universiteti i Elbasanit u distancua nga ngjarja duke e pezulluar nga detyra. 

Në fillim çështja ishte tek Gjykata e Elbasanit, e cila fillimisht e la në arrest me burg por më pas shpalli moskompetencë dhe i kaloi Krimeve të Rënda. Pedagogu Himçi akuzohet për Ushtrim i ndikimit të paligjshëm korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.