I ndërprenë fjalën kryeministrit, kush janë dy studentët që u nxorrën jashtë sallës nga truprojat e Ramës (VIDEO)

20/02/2020 - 22:15

Dy të rinjtë që i ndërprenë fjalën kryeministrit Edi Rama gjatë ceremonisë së diplomimit së studentëve të Mjekësisë janë shoqëruar për në Komisariatin numër 1 në kryeqytet. Sipas Lëvizjes për Universitetin, nga Policia janë shoqëruar dy aktivistët Enriko Peçuli dhe Emiljando Kita, të cilët janë nxjerrë me forcë nga salla nga truprojat e kreut të qeverisë.

“Aktivistët Enriko Peçuli dhe Emiljando Kita janë nxjerrë jashtë nga truprojat e Edi Ramës dhe mbahen të mbyllur në qelitë e komisaritatit nr. 1. U bëjmë thirrje të gjithë aktivistëve të bashkohen për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre,”- shkruhet ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

Aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin i përplasin në fytyrë Edi Ramës realitetin e zymtë në të cilin ndodhet shëndetësia dhe profesioni i mjekut. Sot pasdite, Edi Rama kishte zgjedhur ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë si platformën e propagandës së tij qeveritare. Aktivistët Enriko Peçulaj dhe Emiljando Kita i kujtuan plakut që ka mbërthyer të gjitha pushtetet se diploma e mjekut është kthyer në biletë avioni për në Gjermani dhe se përbën një luks vetëm për ata studentë që mund ta përballojnë tarifën e kripur.

Mjekët shqiptarë kanë pagat më të ulëta në rajon me vetëm 408-527 euro në muaj. Në pesë vitet e fundit janë larguar 857 mjekë nga Shqipëria, ndërkohë që 78% e mjekëve të anketuar shprehen se dëshirojnë të largohen drejt Gjermanisë. Buxheti i shtetit për mjekësinë është më i ulëti në rajon dhe Evropë me vetëm 2.9% të PBB. Tarifa e Masterit në disa degë të UM është më e larta në vend, me mbi 200.000 lekë (të reja) në dy vjet.

Për më tepër, Edi Rama ka ngritur skemën më të madhe të vjedhjes së shqiptarëve përmes PPP-ve pikërisht në sektorin e shëndetësisë, ku në dhjetëvjeçarin e ardhshëm qeveria shqiptare ka autorizuar pagesën prej 38 miliardë lekësh për vetëm katër koncesione: Check-up-i (8.8 miliardë lekë), sterilizimi i sallave (12.3 miliardë lekë), shërbimi i hemodializës (1.5 miliardë lekë) dhe shërbimet laboratorike (13 miliardë lekë).

Ndërkohë, batutat e ‘plakut Mere’ dëshmojnë gjendjen e tij të mjeruar. Brezi i ri i mjekëve dhe infiermerëve nuk e meriton Edi Ramën si kryeministër. Ata duhet t’i bëjnë rezistencë shkretimit të mëtejshëm të profesionit të tyre.

Aktivistët Enriko Peçulaj dhe Emiljando Kita janë nxjerrë jashtë nga truprojat e Edi Ramës dhe mbahen të mbyllur në qelitë e komisaritatit nr. 1.

U bëjmë thirrje të gjithë aktivistëve të bashkohen për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik thotë se Shqipëria është në nivelin e mesatares së Evropës sa i t

Ornela Gelaj është një nga mjeket shqiptare që shkoi në Itali me grupin e 30 mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria për të kontribuar në

Karantina si pasojë e përhapjes së koronavirusit ka bërë që të ulet ndjeshëm krimi në vend.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Raul Gonzales, në një intervistë me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, thot

Ndalesa e sotme e “Koncert në karantinë” në Durrës ishte lagjja nr.5, tek ish-befotrofi.

Auron Tare ka reaguar sërish sot në lidhje me incidentin e ndodhur në Portin e Durrësit, ku nuk u lejua që të akorohej një jaht luksoz.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në lidhje me testimin e CoVid-19, deklaroi se strategjia e testimit ve

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim iu ka bërë thirrje liderëve kryesorë politikë në vend, presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe

Ndonëse vendi ynë po përballet me momente të vështira për shkak të koronavirusit, dhuna në familje vazhdon të jetë fenomen shqetësues në

Nuk ka të ndalur dhuna në familjet durrsake. Një grua nënë e dy fëmijëve të mitur është dhunuar nga bashkëshorti dhe vjehrra e saj.