E diela, vijon me kthjellime deri pasdite, kur vranësira lokale zhvillohen në Veri dhe zonat Lindore duke sjellë rrebeshe të shkurtra shiu dhe stuhi të izoluara breshëri, por mbeten kryesisht të kthjellëta zonat Perëndimore.

Temperaturat do të variojnë nga 17-36 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 28 km/h në drejtimin veriperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë.

Nga e hëna dhe në vijim deri të premten do të ketë kthjellime e vranësira kalimtare gjatë paraditeve dhe mbrëmjeve, por vranësirat zhvillohen gjatë pasditeve duke sjellë edhe rrebeshe shiu në zonat malore; në zonat Perëndimore pritet shi, vetëm në zona të izoluara.