I nxehti përvëlues, ISHP këshillon qytetarët: Çfarë duhet të bëni

14/08/2019 - 10:43

Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë disa këshilla të rëndësishme për të gjithë qytetarët, në këto ditë përvëluese.

 

ISHP iu bën thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të evitojnë sa më shumë ekspozimin në diell, për të shmangur problemet shëndetësore.

APELI

  • Në mënyrë që të shmangni efektet shëndetësore negative të tempreaturave të larta këshillohet:
  • Të evitohet ekspozimi në diell, sidomos në pikun e temperaturave (nga ora ‪11:00‬ deri në ‪17:00‬).
  • Ambienti në të cilin jetojnë të jetë i freskët dhe i ajrosur mirë, nëpërmjet ajrit të kondicionuar, ventilatorëve ose nebulizatorëve për lagështimin e ajrit.
  • Të vendosen perde të errëta sidomos në dritaret e ekspozuara ndaj rrezatimit diellor.
  • Të vendosen termometra për matjen e temperaturës së ambientit ku shpenzojnë më shumë kohë.
  • Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë.
  • Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm.
  • Të vishen me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje. 
  • Për personat që përdorin medikamente, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës.
  • Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Analisti Mentor Kikia e sheh si lajm të mirë që për herë të parë politika nuk po arrin marrëveshjes mes vetes, që sipas tij kanë dëmtuar

Pak ditë më parë ka qarkulluar në disa portale një lajm për një video kompromentuese që thuhej se kishte si protagonist pikërisht ambasad

Për herë të parë në spitalet publike shqiptare u realizua ndërhyrja e nefrektomisë, apo heqja e veshkës me metoda të avancuara, nëpërmjet

Zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç, ka reaguar pas deklaratave të forta të Presidentit Ilir Meta, i cili tha dje se disa ndërkombëtarë j

Korçarët janë të mjaftuar që të jetojnë edhe në shtëpi me sipërfaqe modeste.

Ditën e hënë, më datë 25 Nëntor pritet të miratohen emrat e tetë prokurorëve që do të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme.

Është zhvilluar në Durrës ceremonia e dorëzimit të granteve nga Bashkimi European për sektorin e turizmit me vëmendje të veçantë në sekto