I nxjerr armën policit, efektivi i Shqiponjave e qëllon në këmbë...Plagoset edhe një këmbësore

10/04/2020 - 12:15

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së sotme në Tiranë. Një qytetar nuk i është bindur urdhrit të policisë për të nxjerrë dokumentin identifikues, ku në ndjekje e sipër ka nxjerrë armën nga një çantë duke kërcënuar me jetë efektivin e forcave Shqiponja.

Në një komunikim për mediat nga vendngjarja, drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, tha se efektivi është detyruar të qëllojë ndaj personit të dyshuar, duke e lënë të plagosur, ndërkohë që një plumb mori edhe një qytetare që  ndodhej pranë zonës.

Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë. Jaupi tha se personi në fjalë dyshohet të jetë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, por pritet t'i merren gjurmët e gishtërinjve për të faktuar dyshimet e tyre.

Një punonjës policie i cili kërkon dokumentet e identifikimit një qytetari, nuk i është përgjigjur. Në momentin që i ka kërkuar çfarë keni në çantë, qytetari është larguar me vrap, punonjësi i policisë e ka ndjekur, dhe sapo kalon kthesën e parë qytetari i ka drejtuar armën punonjësit të policisë, ai e ka paralajmëruar ulni armën se do iu qëlloj dhe ka qëlluar një herë në ajër.

Qytetari ka lëvizur me vrap, dhe në kohën që punonjësi i policisë e paralajmëron përsëri të ulë armën të dorëzohet, ai ka drejtuar armën dhe i ka thënë policit po të qëlloj nëse nuk largoheshin. Punonjësi ka qëlluar në drejtim të tij dhe e ka plagosur, aktualisht ndodhet në spital, është plagosur në këmbë, por akoma nuk kemi një informacion të saktë.

Në afërsi të kësaj skene ka qenë një qytetare që edhe ajo ka marrë një plumb në këmbë nga punonjësi i policisë. Nuk e kemi identifikuar akoma por dyshimet janë se kemi të bëjmë me një person të rrezikshëm të shpallur në kërkim. Do ju japim informacion sapo t’i marrim gjurmët. Punonjësi i policisë është me përvojë, i ekipit të Shqiponjave, ishte i vetëm, dhe ka vepruar në bazë të procedurave standarde të punës.

Ne kemi ngritur grupin e punës për identitetin e personit që pak a shumë kemi një emër, por do jua bëjmë me dijë me vonë. Momentalisht janë jashtë rrezikut të dy, në spitalin e Traumës po punojnë mjekët. Efektivi nuk është qëlluar, është në drejtorinë e Policisë Tiranë për veprimet procedurale”, tha drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas MeteoAlb, vendi ynë në pjesën e parë të ditës mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, të cilat gjenerojnë reshj

Edhe pse situata e Covid-19 në Shqipëri paraqitet e qëndrueshme, gjatë një interviste ne emisionin “Opinion”, Ministrja e Shëndetësisë Og

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes 4-orëshe të Këshillit Politi

Durrësi e ka humbur vendin e dytë pas kryeqytetit përsa i përket rëndësisë që qyteti bregdetar ka në rritjen ekonomike në shkallë vendi.

Pas nismës nga qeveria në lidhje me përgjimet nga policia pa autorizimin e prokurorit, ka reaguar Komitetit Shqiptar i Helsinkit

"Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit" stacionin e radhës për firmosjen e peticionit e ka pasur në Lushnje.

Mjeku Pëllumb Pipero, i cili i bë shumë popullor gjatë pandemisë nga koronavirusi, me këshillat që jepte për qytetarët është shpallur “Qy

I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora, drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka treguar vështirësitë me