Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në të ashtuquajturin pallat i VIP-ave durrsakë. Ndërtesa 6 katëshe, në qendër të Durrësit, në bulevardin "Dyrrah" është rrethuar që ditën e parë pas tërmetit me shiritat bllokues dhe është shpallur i pabanueshëm.

Në të kanë banuar këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku, aktori i njohur i humorit Fadil Hasa, por edhe drejtues institucionesh të viteve të kaluara, hetues dhe prokurorë.

DurrësLajm mëson se mbrëmjen e sotme godina është inspektuar edhe nga zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli dhe ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, të cilët janë takuar me një grup banorësh. Ende nuk dihet asgjë për fatin e këtij pallati.