Një tjetër punonjës policie ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Nga raportimet mësohet se efektivi që ka humbur jetën është Fatmir Belba, 58 vjeç.

Ai ishte efektiv i policisë së Kavajës dhe prej 20 ditësh po trajtohej pas infektimit me Covid-19.

Mësohet se efektivi ka rezultuar pozitiv që me datë 2 shkurt.