Marjus Djerri është 22-vjeçari nga Shijaku i cili humbi jetën në aksidentin tragjik në urën e Xhenovas në Itali.

Ai po udhëtonte bashkë me kolegun e punës, shqiptarin Admir Bokrina (Edi sikurse i flasin miqtë), drejt qytetit Rapallo, ku punonin në një kompani pastrami.

E ëma e 22-vjeçarit nga Shijaku, ka bërë në Facebook një postim prekës ku publikon një foto teksa puth të birin, ndërsa të shumtë janë miqtë që e ngushëllojnë për fatkeqësinë e madhe.