Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi. 31-vjeçari u arrestua ditën e djeshme në një hotel në Linzë të Tiranës.

I shtrirë në krevat, përmbys, gati nudo, policët i vënë prangat Stresit që është kapur totalisht në befasi.

Policia thotë se ai u arrestua në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” nga Task-Forca speciale, pasi është anëtar i një grupi kriminal që vepron në Tiranë. Ky grup kriminal, thotë policia, ka tendencë në trafikun e drogës dhe të krimeve kundër personit. 

Megjithatë, ndaj Stresit është ngritur akuza e armëmbajtjes pa leje dhe posedimit të lëndëve narkotike, pasi iu gjet një pistoletë me 12 fishekë dhe një sasi e vogël kokaine. 

Ndërkohë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për 20-vjeçaren me iniciale P.Ç. për moskallëzim krimi.