A i takoi Tahiri Habilajt?! Prokurorët marrin në pyetje shoferin e dytë të ish-ministrit

Postuar: 12/01/2018 - 16:39

Prokurorët kanë marrë në pyetje shoferin e dytë të ish-ministrit Saimir Tahiri. Prokurorët që ende nuk e kanë marrë në pyetje vetë Tahirin, por verifikojnë të dhënat e një takimi mes ish-ministrit me Artan Habilajn, vëllain e Moisi Habilajt, arrestuar për trafik droge. Takimi mendohet të jetë zhvilluar në vitin 2014 në Greqi.

Shtetasi Alban Aliaj, shoferi i dytë i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, që më herët ka qenë punonjës i gardës së Republikës është thirrur nga prokurorët që po hetojnë dosjen Tahiri-Habilaj. Emri i Aliajt ka dalë pas kqyrjes në sistemin TIMS. Gjatë muajit gusht 2014, Alban Aliaj ka shkuar në Greqi me një automjet zyrtar. Në të njëjtin moment ka shkuar në Greqi edhe Artan Habilaj, në bordin e Audit AA 003 GB.

Gjatë pyetjeve në prokurori ish-shoferi i Tahirit ka pranuar se Artan Habilaj ka mbërritur në Greqi dy ditë pasi ministri Tahiri ndodhej në plazh me bashkëshorten. Pas takimit mes të dyve, automjeti Audi AA 003 GB me të cilin udhëtoi Artan Habilaj qëndroi në Greqi, kurse vetë Habilaj u kthye në Tiranë me ish-shoferin e Tahirit, shkruan Top Channel.

Në dëshmitë e tij Saimir Tahiri ka këmbëngulur se automjetin AUDI e ka shitur që prej 2013-s dhe se nuk ka patur kontakt me Habilajt. Kurse ngjarja për të cilën prokurorët kanë siguruar dëshminë e ish-shoferit, ka ndodhur në 2014-ën. Burimet nuk konfirmojnë se për çfarë u shërben kjo dëshmi prokurorëve, të cilët nuk e kanë vendosur ende se kur do ta marrin në pyetje vetë ish-ministrin Tahiri.

Por megjithë numrin e lartë të të pyeturve, ku nuk kanë munguar edhe zyrtarë të lartë policie, prokuroria e humbi betejën paraprake në gjykatë për ndalimin e daljes jashtë shtetit të Saimir Tahirit si edhe per arrestin me burg per Orest Sotën, biznesmenit që iu gjetën në automjet patentat detare të ish-ministrit dhe mbi 860 mijë euro.

Për të dyja këto vendime të Apelit prokuroria ka ende kohë për të bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ndonëse deri tani nuk e ka bërë. Nga ana tjetër, një dosje me tre fashikuj hetimore i është bashkangjitur dosjes Habilaj, bëhet fjalë për dosjen e Dritan Zaganit, ish-policit që ndodhet në azil jashtë vendit dhe që denoncoi i pari lidhjet e Habilajve me ish-ministrin.

Vetë Artan Habilaj, që përmendet në dëshminë e ish-shoferit të ministrit Tahiri dhe Florion Habilaj, nuk janë arrestuar akoma, ndonëse dyshohet se fshihen në fshatrat e Vlorës. Kurse vëllai i Artanit, Moisi Habilaj dhe të dyshuar të tjerë janë të arrestuar në Katania të Italisë ku po hetohen për trafik ndërkombëtar droge.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Numri i shtetasve të huaj qe vizituan Shqipërinë ka pësuar një rritje të fortë dyshifrore gjatë muajit gusht, çka premton për një shti

   Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar menjëherë pas denoncimit nga emisioni investigativ “Fiks Fare” se dy inspektorë të AKU-së ka

   Një video e publikuar sot në Fiks Fare tregoi me zë dhe figurë dy inspektorë të vetëprezantuar si punonjës të Autoritetit Kombëtar të

   Në Shqipëri, ambasada amerikane në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për situatën e krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rë

   Punonjësit e ndërrmarrjes së Gjelbërimit në Durrës kanë tre ditë që po punojnë në këtë shesh.

I ftuar në emisionin “KAPITAL” në Vizion Plus, ndër të tjera gazetari Artan Hoxha shpreh shqetësim se përse opozit

Policia ka ushtruar kontrolle të befasishme në Laç dhe Lezhë, pasi dyshohet se në këto dy qytete fshihen anëtarë të bandës “Bajri”.

Një shekull pasi 2700 pasagjerë të anijes Austro-Hungareze "Linz" u mbytën në brigjet e Durrësit gjatë Luftës së dytë Botërore, janë përk

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro inspektoi sot fillimin e punës për eleminimin e rrëshqitjes së ndodhur në segmentin q

Mbi 1 mijë ushtarakë shqiptarë dhe britanikë zbresin paraditen e sotme në sheshin “Nënë Tereza” në kuadër të stërvitjes më të madhe të vi