Kostandin Xhuvani, që po vuan dënimin prej 35 vitesh për vrasjen e 4 personave, ka kërkuar leje nga burgu i Fushë Krujës për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, regjisorit Gjergj Xhuvani.

Deri më tani nuk ka ende një përgjigje, nëse do t'i pranohet ose refuzohet kërkesa, por kjo mbetet për t’u parë.

Kujtojmë që Gjergj Xhuvani ndërroi jetë sot pas një ataku kardiak, teksa ka qenë në xhirimet e filmit të tij më të ri, ‘Liqeni im’, një bashkëproduksion italiano-shqiptar.