I vdiq vëllai në aksident, Gjylameti: Mjaft me aludime për arsyen e përplasjes

21/10/2019 - 20:58

Mbrëmjen e së shtunës vëllai i deputetes së Partië Socialiste, Blerina Gjylameti, Elton Macolli humbi jetën në një aksident automolistik në tunelin e Elbasanit. Mjeti i tij u përplas me një makinë të tonazhit të rëndë dhe përplasja rezultoi fatale për të. Gjithashtu gjatë ditës së sotme janë publikuar në media edhe pamjet e këtij aksidenti.

Deputetja Gjylameti ka publikuar një status në profilin e saj në rrjete sociale  se e vetmja gjë që i ka lehtësuar është që në aksident nuk është përfshirë asnjë jetë tjetër. Deputetja ka kërkuar që të mos vijohet me aludimet se për çfarë arsyesh ndodhi aksidenti ku mbeti viktimë vëllai i saj.

“Te dashur miq!

Ju falenderoj pa masë të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë mua dhe familjes time në këto orë dhe ditë të vështira.
Ndjej obligimin moral dhe qytetar tju informoj se në asnjë moment as nga unë as nga familjarët e mi nuk është bërë asnjë presion ndaj organeve ligjzbatuese as për shoferin e kamionit dhe për asnjë person tjetër. E vetmja gjë që na ka lehtësuar është që në aksident nuk është përfshirë asnjë jetë tjetër.
Për ata që duan të përfitojnë për lajme e klikime nga fatkeqësi të kësaj natyre nuk kam asnjë koment tju bëj veçse tju kujtoj se po bëjnë një gjë të kundraligjshme.

Për të gjithë ata që kanë gjetur moment për të shprehur publikisht mllefet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj çdo lloj gjëje që ska të bëjë me jetën e vëllait tim i them bëhuni njerëz dhe mos e kalofshi kurrë një gjë të tillë.
Do t’ju lutesha për hir të fëmijëve dhe familjarëve të mi mos të vazhdoni më me aludime se cila ishte arsyeja e atij aksidenti të tmerrshëm.

Kjo është një barrë e jona mos e lodhni më veten. Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja!,”- përfundon deputetja e Partisë Socialiste.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës do të jetë Artur Çobani.

OSHEE ka njoftuar abonentët se disa zona në Tiranë do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike dy ditët në vijim, 20-21 nëntor.

Ka hyrë në Mesdhe tankeri “Epic Shikoku” me 8 mijë tonë gaz të lëngshëm, i cili është nisur më 14 nëntor 2019, ora 10:23 sipas orës vendo

Një ditë përpara pretencës së prokurorisë, biznesmeni Arbër Çekaj, i konsideruar nga ish-ambasadori amerikan Donald Lu, si peshku i madh

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka ankimuar vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që e rendit të dytën në listë

Banorët e bllokut të pallatave në rrugën "Aleksandër Goga" pranë gjykatës, kanë marrë zgjidhje për furnizimin me ujë të pijshëm.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në Turqi, Gent Gazheli.

Ashtu si Gjermania dhe Austria në parim ka mbështetur propozimin francez për zgjerimin e BE-së, por me kusht që kjo të mos vonojë çeljen

Në rrugën Tiranë-Elbasan vijon kontrolli me radar nga Policia Rrugore.

Vijon operacioni policor i koduar “RODONI”,  për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumente