Rreshteri Julian Kapaj, i vetmi ushtarak që i shpëtoi minës në Letoni, ka marrë pjesë në ceremoninë e homazheve që është zhvilluar për major Klodian Tanushin te Muzeu Kombëtar.

Mina që shpërtheu i mori jetën në vend nënteatres Zarife Hasanaj më 6 maj ndërsa plagosi rëndë major Klodian Tanushin dhe rreshter Julian Kapaj.

Tanushi nuk mundi t'i përballonte plagët e marra ndërsa Kapaj fatmirësisht ka shpëtuar.

Në fotot e publikuara nga Shqiptarja.com, duket rreshteri i cili ka arritur të marrë pjesë në ceremoninë e homazheve të kolegut të ndjerë edhe pse me paterica.