04/12/2020 - 11:49
Trupi i mbytur i gjetur sot në mëngjes në Durrës, i përket peshkatarit të zhdukur rreth një javë më parë, Silvi Priftit.
Identifikimi i viktimës është bërë nga familjarët, ndërsa sot pasdite pritet të bëhet përcjellja për në banesën e fundit.
32-vjeçari Silvi Prifti, u zhduk që prej së shtunës kur hyri në det për të gjuajtur oktapodë, ndërsa familjarët e tij bënë shpesh apel në media gjatë kësaj jave që polumbarët dhe forcat detare të vazhdonin kërkimet për trupin.
Policia informoi sot në mëngjes se trupi i tij u gjet në orën 07:35, në lagjen nr.1.
/portali DurresLajm/