IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit) ka korrigjuar vetveten përsa I përket tërmetit të regjistruar ditën e sotme, në orën 15.05.

Në minutat e para, pas lëkundjes sizmike, IGJEUM, në njoftimin paraprak, bëri të ditur se tërmeti ishte me manjitudë 4.5 ballë dhe epiqendër në fshatin Vorozen, Kavajë.

Por tashmë, IGJEUM ka dhënë informata të reja përsa I përket tërmetit.

Kështu, lëkundja sizmike ka qenë më e fortë, jo 4.5 por 4.7 ballë dhe epiqendra nuk ka qenë në fshatin Vorozen, por në verilindje të Rrogozhinës, në thellësinë 36 km.

Lëkundja shkaktoi frikë tek banorët, pasi ajo u ndie e fortë në qytetet e Kavajës, Durrësit e Tiranës. Që nga lëkundja e fortë e 4 korrikut, shtresat nëntokësore janë ende në aktivitet sizmik, gjë që ka bërë që çdo ditë të regjistrohen tërmete me manjituda të ndryshme.

Më poshtë është harta me të dhënat paraprake për tërmetin dhe ato të korrigjuara më vonë.