Gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë janë regjistruar disa lëkundje.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit janë regjistruar 6 lëkundje me magnitudë të vogël.

Lëkundja e fundit e regjistruar për datën 9 dhjetor është e orës 08:12 me magnitudë 2.2 me epiqendër në Hamallaj.

Një tjetër para saj u regjistrua në orën 06:41 me epiqendër Gjirin e Lalzit, me thellësi 7 km dhe me magnitudë 2.1.

Ndërsa lëkundja me magnitudë më të lartë, 3.9 u regjistrua në orën 06:29 me epiqendër në Shetaj, Kepi i Rodonit dhe thellësi 31 km.