Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka dhënë parashikimin e motit në vend, mbi situatën e reshjeve, temperaturave dhe erës përgjatë 24 orëve në vazhdim.
RESHJET
Sot pasdite (e martë, dt.18) dhe nesër (e mërkurë, dt.19) priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet, kryesisht gjatë ditës së sotme (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në Veri dhe në Lindje, në zonat mbi 400 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 / 13 °C
në vendet e ulëta: 2 / 10 °C
në vendet malore: -5 / 3 °C
ERA
Sot pasdite (e martë, dt.18) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë. Nesër (e mërkurë, dt.19) do të dobësohet, për të fryrë e lehtë deri mesatare.
Për më shumë shihni fotot më poshtë: