IGJEUM: Sot dhe nesër reshje intensive në këto qarqe

22/01/2021 - 12:57

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave 23 deri më 26 janar priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri dhe në jug të territorit. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa.

Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël të shoqëruara edhe me rrëshqitje të dherave, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Lumenjtë e tjerë do kenë rritje të prurjeve por parashikohen me rrezik më të ulët nga përmbytjet. Sot pasdite dhe nesër priten reshje intensive, por lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje mesatare. Reshjet pritet të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata. Në veri dhe verilindje të vendit, sot dhe nesër reshjet priten të jenë edhe në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 500 metra mbi nivelin e detit.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 12 / 13 °C; në vendet e ulëta: 10 / 13 °C; në vendet malore: 2 / 7 °C. Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Banorët e pallatit nr.1187/1188, lagjja nr.16 në Durrës kanë protestuar për rikontruksionin që i është bërë godinës ku banojnë 54 familje

Prej datës dy të këtij muaji, në qytetin e Durrësit ka vijuar procesi i vaksinimit antiCovid.

Vranësirat dhe reshjet e shiut e dëborës do te dominojnë sot të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Veril

Paraditen e sotme, para se të niste mbledhja e Këshillit Bashkiak Durrës, në të cilën ishte parashikuar të kalonte me urgjencë për mirati

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Durrës, një nga pikat e rendit të ditës ishte ajo me nr.5 ku kaloi për miratim

Vijon te jetë i lartë numri i personave dhe i rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri.

Personi që i vuri flakën katit të dytë të Drejtorisë Arsimore në Fier është kapur nga policia.

Zjarr në Drejtorinë Arsimore në Fier. Burime zyrtare bënë me dijet se zjarri ka rënë rreth orës 15:10, në katin e dytë të ndërtesës.