Ikën Tabaku, komandohet drejtuesi i ri i AKU-së në Durrës

16/10/2019 - 12:59

Në Autoritetin Rajonal të Ushqimit në Durrës është komanduar drejtuesi i ri.

Nga postimi i faqes zyrtarë të AKU-së, mësohet se Manush Kullolli do të zëvendësoje Ardit Tabakun, i cili do të rikthehet në pozicionin e mëparshëm.

Tabaku erdhi në krye të AKU-së në Durrës gjatë muajit maj të këtij viti, ndërsa ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi shkarkoi nga detyra Martin Jorgaqin, një prej drejtorëve më jetëshkurtër në krye të këtij institucioni shumë të rëndësishëm në qytetin bregdetar.

POSTIMI I PLOTË

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të procesit të ristrukturimit dhe riorganizimit, me qëllimin madhor për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë ushqimore vijojnë ndryshimet në radhët e drejtuesve rajonal për të sjellë energji dhe ide të reja si dhe për të çuar përpara sfidën e përbashkët. Sot është komanduar në krye të Drejtorisë Rajonale Durrës, një ndër Drejtoritë me peshën kryesore për importin dhe eksportin e produkteve ushqimore si dhe duke qenë një ndër zonat më të frekuentuara gjatë sezonit veror, Z.Manush Kullolli, duke zëvendësuar në këtë post Z. Ardit Tabaku i cili rikthehet në pozicionin e mëparshëm, shprehim besimin që drejtuesi i ri i AKU-së në Durrës do të adresojë edhe më mirë problematikat dhe punën në terren si dhe në Pikën e Inspektimit Kufitar për të forcuar edhe më tej sigurinë e produkteve që hyjnë në vend. Siguria ushqimore është një sfidë e përbashkët, që kërkon angazhim e të gjithëve, ndaj bashkëpunimi i ndërsjellë është faktori kyç për të çuar përpara këtë sfidë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

20 Deputetë të Parlamentit Evropian dënojnë shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, si një vlerë e rëndësishme historike dhe kulturore e Shqipër

Fundjava nuk do ketë mot të favorshëm paralajmërojnë sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Zbulohet të tjera detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 31-vjeçar.

Është zbardhur draft-opinioni i Komisionit të Venecias në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, e cila ngjalli një përplasje të ash

Një peshkarexhë në Durrës u përfshi nga flakët mesditën e sotme teksa ndodhej 6 milje nga bregu, në drejtim perëndim të Porto Romanos.

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, reagoi pas zemërimit që ka shpërthyer në opinionin publik me qëndrimet që mbajti sot, kur justifi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit sulmoi të premten në një seancë parlamentare online nënën e një fëmije të dhunuar nga ofice

Është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik mbledhja e këshillit bashkiak të Durrësit ku u miratuan disa vendime të rëndësishme si

Nëna e djalit 14-vjeçar të dhunuar pak ditë më parë nga efektivët e policisë ka përgënjeshtruar në një intervistë për Abc News deklaratën

Një konflikt mes anëtarëve të grupit të Avdylajve dhe gardianëve të burgut 313, ka detyruar Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të urdhë