IKMT njofton përfundimin e aksionit, shemben 33 ndërtesa tek “Astiri”

12/11/2019 - 18:20

IKMT ka përfunduar aksionin në zonën e “Astirit” për shembjen e banesave të cilat do të preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Mësohet se ditën e stome u shembën 33 objekte, ndërsa menjëherë ka nisur puna për largimin e materialeve inerte të këtyre banesave.

“Përfundon aksioni tek “Astir”. Vetëm pak momente më parë, mjetet e IKMT kanë prishur edhe objektin e 33-të në zonën e “Astirit”.

Nga operacioni që filloi mëngjesin e sotëm u prishën 15 objekte një katëshe, 11 objekte 2 katëshe, 6 objekte 3 katëshe dhe 1 objekt 4 katësh”,- ka njoftuar IKMT.

Shembja e banesave solli përplasje të ashpër mes banorëve të cilët mbronin banesat e tyre dhe forcave të policisë. Si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar 7 banorë dhe 5 policë, të cilët u transportuan për në spital.

Ndërkohë, bëhet me dije se policia ka shoqëruar 20 banorë, të cilët dyshohen si përgjegjës të dhunës së ushtruar ndaj efektivëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, ka bërë një deklaratë për media në lidhje me situatën e krijuar nga zjarre

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Ka shkuar në 172 numri i viktimave në vendin tonë për shkak të Covid-19.

Prej disa ditësh, banorët e Durrësit qëndrojnë në grumbull te Njësia Administrative nr.4 e qytetit për të aplikuar apo për të marrë pasap

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka shprehur shqetësimin e tij për vatrat e shumta të zjarreve në vendin tonë dhe indife

Ashtu siç u njoftua një ditë më parë, paraditen e sotme IKMT dhe IMTV në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Durrës kanë nisur shembjen e d

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK) ka vendosur sekuestrimin e pasurive të biznesmenit Ylli N

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019 nga aksidentet rrugore në Shqipëri humbën jetën 519 persona duke shënuar një rritje me 12 përqi

“Programi i kontrollit, i cili parashikon vaksinimin ndaj gripit është pjesë e strategjisë tonë, për të përballuar situatën e shkaktu

Policia e Qarkut Durrës ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, administr