Forca të shumta policie të FNSH kanë mbërritur sot në Vlorë në mbështetje te Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, i cili ka nisur punën për prishjen e objekteve përgjatë bregdetit të Vlorës.

Janë 60 të tilla që janë në plan për t’u prishur për t’i lënë hapësirë plazheve publike.

Ndërkohë që mbështetja e forcave të policisë në këtë aksion vjen për faktin se ditën e sotme pronarët e këtyre objekteve përgjatë bregdetit të Radhimës do të kundërshtonin me forcë prishjen e bizneseve të tyre, por deri në këto momente situata është e qetë.