“Ilda Bejleri më hodhi dy metra larg!” Një grua e aksidentuar në Tiranë akuzon prezantuesen për përplasjen

12/02/2020 - 22:05

Një grua është aksidentuar mesditën e sotme në Tiranë. Policia, e cila bën me dije lajmin, thotë se nuk e ka identifikuar autorin/en e ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur në Bulevardin “Gjergj Fishta”, ne afërsi të Urës së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Më datë 12.02.2020, rreth orës 12:50, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ne afersi te Ures se Drejtorise Vendore te Policise Tirane,një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ , 63 vjeçe , e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojne punen, per identifikimin dhe kapjen e mjetit qe ka shkaktuar aksidentin.

Por, gruaja e aksidentuar përmes së bijës, pretendon se ka qenë makina e prezantueses Ilda Bejleri ajo e që përplasi.

“Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi. Ia bëra me dorë. Më pa dhe vazhdoi. Makinat ndaluan të gjitha, veç Ilda Bejlerit. Nuk e njoh po i thirrën në emër të gjithë dhe i kërkuan të qëndronte. Ajo u tha: “Pse këtu kalohet?” Pastaj ata më ndihmuan, më morën në makinë ata që i thirrën vajzës të ndalonte dhe më çuan në spital. Këtu jam akoma. Me këmbë të thyer. Të lutem mos ma thuaj emrin se e lexon mamaja ime. Është vetëm. Hallin e saj kam, jo timin. Na u prish shtëpia në Durrës nga tërmeti dhe erdhëm këtu derisa të gjejmë zgjidhje. Këtu ndodhi kjo që ndodhi. Më shtypën në mes të ditës, më hodhën si leckë dhe nuk ndaluan të më pyesin si jam. Vajza që më shtypi është Ilda Bejleri.”- ky është rrëfimi i zonjës E.Gj për dritare.net.

Vetë Bejleri e mohon kategorikisht ngjarjen, duke i konsideruar shpifje ato që janë shkruar në media.

“Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë??! Ai mund të shpifin njerëzit kështu??!”, shkruan ajo.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia jep detaje të tjera mbi vetvrasjen e milionerit Eugert Lazaj, i cili u gjet i pajetë nga të afërmit në vilën luksoze në Rrolling

Policia Rrugore edhe këtë fundjavë ka vijuar me kontrollet me radar e drager në të gjitha rrugët e Tiranës për të parandaluar aksidentet

Këshilli Bashkiak Durrës pritet të marrë të hënën, në një mbledhje jashtë radhe të tij, dy vendime të rëndësishme për qytetarët e dëmtuar

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka dhënë lajmin e mirë për dy nënkryetarët e tij, të cilët u infektuan me koronavirus pak javë më p

Ditën e sotme do të mbetemi nën ndikimin e motit të kthjellët në bregdet, por në zonat e ulëta dhe malore do të ketë kthjellime dhe vranë

Bashkia e Durrësit ka publikuar emrat e fituesve të konkurseve për plotësimin e vakancave në 10 vende të lira pune, kryesisht si speciali

Deri ne datën 26 nëntor 2019 kur gjatë tërmetit që u mori jetën 51 qytetarëve dhe u shpallën te pabanueshëm qindra objekte, kjo godinë is

Specialisti civil pranë Forcës Detare në Plepa, Shefqet Kërcelli, përmes një postimi në Facebook, ka hedhur dritë mbi historinë 40-vjeçar

Mejte Shera, nëna e dy vëllezërve që vranë Abdulla Budllën, ka treguar para policisë se si një lidhje intime që ajo kishte me 71-vjeçarin

Mjeku Pëllumb Pipero gjatë një interviste televizive në abc neës, bëri të ditur se shifrta e rasteve aktive në vend duhet të jenë 2 apo 3