Imuniteti i Tahirit, Këshilli vendos paraditen e së premtes

19/10/2017 - 19:05

   Këshilli i Rregullores dhe Mandateve do të mblidhet paraditen e së premtes për të vendosur në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi doli në një konferencë për mediat, ku konfirmoi marrjen e kërkesës së prokurorisë për ndalimin e ish-ministrit të Brendshëm.
Ruçi deklaroi se janë njoftuar të gjitha palët e përfshira në këtë proces dhe se të premten në orën 11:00 do të mblidhet Këshilli i Rregullores dhe Mandateve.
“Sot, brenda datës 19 kam dhënë urdhër me këtë përmbajtje; së pari, materiali i depozituar nga prokuroria t’u vihet në dispozicion të gjithë anëtarëve të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, t’i së dyti vihet në dispozicion deputetit Saimir Tahiri; së treti brenda ditës së nesërme, në orën 11:00 pranë selisë së Kuvendit, thirrjen e Këshillit të Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve dhe njoftimin e prokurorëve për vendin, kohën dhe rendin e ditës së mbledhjes”, tha Ruçi.
Prokuroria do të paraqitet në këtë mbledhje me prokurorët Elizabeta Imeraj, Vladimir Mara dhe Besim Hajdarmataj. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama në Universitetin Bujqësor të Tiranës, rektori Bahri Musabelliu teksa i përgjigjej një studenti të

Eloida Goxhi, Drejtuesja e prokurorisë së Beratit do të dalë ketë të martë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Institucioni i Avokatit të Popullit prej dy vjetësh kërkon që të përgjysmohen, ose të hiqen tarifat e studimit për kategoritë e studentëv

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë të dhënat më të fundit lidhur me situatën e qarkullimit në akset kombëtare, duke qenë se reshjet e dë

Sipas MeteoAlb, këtë të martë vijon ndikimi i motit të paqëndrueshëm gjatë orëve të para të ditës duke bërë që reshjet e shiut dhe dëborë

Studentët kanë njoftuar se do të mblidhen sërish sot për të protestuar për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

I ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në News24, profesori Edmond Tupja ka komentuar procedimin penal ndaj tij për pjesëmarrjen në

"Autoritetet shqiptare duhet të rrisin përpjekjet e tyre në ndjekjen, pastrimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale dhe trajtimin e r

Studentët e fakultetit të Gjeologji Minierës kanë reaguar menjëherë pas postimit të kryeministrit Edi Rama në Twitter.