Inceneratori/ Biznesmenit i dëmtuan nofullën, policia nis procedimin ndaj personit që e dhunoi

Postuar: 12/09/2017 - 15:09

Vetëm pas 5 ditësh që banorët e Shijakut dolën në protestë kundër funksionimit të inceneratorit në qytet dhe njëri prej tyre dhunoi pronarin e saj, policia bën me dije se ka nisur procedimin ndaj autorit që plagosi Arlind Lalën.

Policia e Durrësit nuk kishte njoftuar më parë se nga kjo ngjarje kishte mbetur i lënduar biznesmeni 33-vjeçar, ndaj të cilit nisi protesta. Ky fakt u bë me dije ditën e djeshme për “DurrësLajm” nga babai i 33-vjeçarit, Musa Lala, pasi u prononcua në lidhje me shpërthimin me eksploziv në klinikën e tyre dentare (lexo këtu).

Musa Lala tha se i biri kishte pësuar frakturë në nofull ditë më parë kur nisi zanafilla e konfliktit të tij me një pjesë të banorëve të Shijakut. Madje ai ka qenë i shtruar ende në spital në momentin kur ndodhi shpërthimi me eksploziv në klinikën ku ai punon me të shoqen, në lagjen “Petrit Llaftiu” në qytetin e Shijakut.

Ndërsa sot në komunikatën e Policisë së Shtetit, thuhet se janë referuar materialet në Prokurori ndaj autorit që akuzohet se e ka plagosur me mjete të forta Arlind Lalën. Bëhet fjalë për shtetasin E. K.  39 vjeç,  banues në Shijak.

Komisariati i Policisë Shijak
Në vijim të komunikatës më datë 06.09.2017, më datë 11.09.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E. K.  39 vjeç,  banues në Shijak, pasi dyshohet se ka plagosur lehtë me mjete të forta, shtetasin  A.L, vjeç 33, banues në Shijak. Neni 89 i Kodit Penal
”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa për shpërthimin me eksploziv, ngjarja dhe identiteti i autorëve nuk janë zbardhur ende.

S.L.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Pas akuzave që bëri sot kryetari i PD Lulzim Basha ndaj kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, të tjera fakte të rëndësishme pritet

   Gazetari Trashgim Sokolaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Opinion” se hetimet ndaj kryebashkiakut Vangjush Dako

   Prokurori Anton Martinaj i cili mendohet se po hetonte kryebashkiakun Vangjush Dako do të jetë nesër në Prokurori dhe do të merret në

   Ministria e Shëndetësisë publikoi sot listën e drejtorëve të rinj të spitaleve në Tiranë

   Duke u nisur nga dita e sotme të gjithë kemi venë re një rënie të ndjeshme të temperaturave.

   Dëshmi kontradiktore kanë qenë ato të vajzës 13-vjeçare nga Kruja e zhdukur që të premten nga shtëpia dhe një djali 32-vjeçar të cilin

   Një çift i moshuar ka kaluar momente tmerri, kur 3 persona me kapuç në kokë u kanë hyrë në shtëpi në orët e para të mëngjesit të sotëm

Në universtitetin "Aleksandër Moisiu" në qytetin e Durrësit, është emëruar administrator i ri i këtij institucioni.

"Report Tv" zbardh komunikimet në WhatsApp mes biznesmenit Lefter Sota dhe njërit prej aksionarëve të KURUM, Korai Kurum për porositjen e

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u shpreh se procesi i vettingut, do të mbyllet brenda vitit 2017.