Pas incidentit me bojën e kuqe, policia ka marrë në mbrojtje Ralf Gjonin, deputetin më të ri të Kuvendit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë deputeti i LSI-së në një postim në Facebook ku ndër të tjera iu bën apel kandidatëve në lista elektorale të mos intimidohen nga rruga por të marrin përgjegjësitë e tyre.

POSTIMI NË FACEBOOK

Shpresën nuk duhet t’a presim si dhuratë nga të tjerët, por duhet t’a krijojmë vetë. Falenderoj Policinë e Shtetit për reagimin e menjëhershëm dhe mbrojtjen e ofruar gjatë ditës së djeshme e në vazhdim si dhe miqtë dhe njerëzit e mirë të shumtë që më ofruan mbështetjen e tyre gjatë ditës së betimit në Kuvend. U bëj thirrje të gjithë kandidatëve në listat elektorale të mos intimidohen nga rruga por të marrin përgjegjësitë e tyre në këto momente të vështira për vendin. Askush nuk duhet lejuar të cënojë të drejtën themeltare të përfaqësimit në parlament, përndryshe kemi të bëjmë me terrorizëm politik!