Veliera superluksoze 88 metra e gjatë, “Maltese Falcon” mbërriti mesnatën e së enjtes në ujërat përballë portit të Durrësit duke pritur zbardhjen e ditës për t’u ankoruar me qëllim furnizimin me karburant si edhe ushqime, por nuk u lejua, madje u kërcënua edhe me burg. 

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-drejtori i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Auron Tare.

Në një reagim në Facebook, Tare shprehet se “Mihali i Kapitenerise Shqiptare’ ne kete rast Paulin Ndreu me ane te Mihaleve qe ka nen urdhera “e rrahu” gjithe diten Kapitenin dhe ekuipazhin e kesaj anije per ta larguar nga Porti. Duke e kercenuar me burg dhe plot fjale fyese”.

Sipas arkeologut, Ndreu dhe Ministrja që përfaqëson kanë nxjerre një urdher se jahtet duhen të largohen se pengojne anijet e mallrave. 

REAGIMI I PLOTË:

Mihali i Qeparoi u be i famshem se ne  restorantin e tij tentoi te rrihte nja dy shqiptare dhe tre spanjolle se nuk i paguan peshqit e skuqur.  U tund vendi  nga ky turp i Mihalit. Ministri i Turizmit me lule ne dore  kerkoi falje ne cdo television per kete turp qe ju be turizmit shqiptar.  U be si u be dhe skandali i MIhalit u mbyll me pak PR dhe shume debate. Por fundi i fundit Mihali ishte nje person privat i cili ne nje fare menyre me aktin e dhunshem tregoi se sa  problematik eshte turizmi tek ne. Asgje me shume. Nderkohe dje ca “MIhale” te tjere me uniforme shteterore turperojne jo veten e tyre por shtetin qe i ka vendosur ta perfaqesojne.

Rasti i nje prej anijeve me te famshme ne bote “Malteze Falcone”, e cila erdhi ne Portin e Durresit per te bere furnizime ne kete kohe te mbrapshte  tregon fytyren e “Mihaleve” te Institucioneve tona.  Anija e famshme  e cila kerkoi leje sipas rregullave per tu futur ne Port per tu furnizuar per arsye te situates qe dihet nuk u furnizua dot diten qe erdhi. Dhe sipas rregullit kerkoi leje per te qendrua fund- javen ne Port deri te henen qe hapen perseri zyrat e shtetit shqiptar. Autoriteti Portual sipas rregullit i dha leje por “Mihali I Kapitenerise Shqiptare” ne kete rast Paulin Ndreu me ane te Mihaleve qe ka nen urdhera “e rrahu” gjithe diten  Kapitenin dhe ekuipazhin e kesaj anije per ta larguar nga Porti.  Duke e kercenuar me burg dhe plot fjale fyese. Po perse do pyese ndokush?  Sepse Zoti Ndreu dhe Ministrja qe perfaqeson kane nxjerre nje urdher (po ate dite qe erdhi anija) se jahtet duhen te largohen se pengojne anijet e mallrave. Nderkohe Porti Detar ju jep leje per te qendruar, Kapiteneria i perze nga Porti me nje gjuhe rrugacesh dhe arrogance tipike per vulgun shqiptar.

Fatkeqesisht “Mihalet”  nuk e kuptojne se do te kete Jete edhe pas kesaj kohe te mbrapshte ku perseri do te kerkojme te na vijne turiste, do te kerkojme artikuj positive ne mediat e huaja per mikpritjen dhe traditat shqiptare e brockulla te tilla. Industria e jahteve eshte maja e turizmit boteror dhe perseri  do te kerkojme te na vizitojne anije elitare. Per te gjitha keto arsye ne kohe te veshtira duhet te ndihmojme  sa mundemi kete industri. Nuk duhet te leme “Mihalet” te na perfaqesojne, perndryshe asnje buqete me Lule e Ministres qe kontrollon “Mihalet” nuk do te na bente derman.