Incidenti me velierën në Durrës/ Përplasja Tare-Ndreu, DPD: Do t'i bëjmë padi për dhunim të institucioneve

05/04/2020 - 19:00

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka reaguar pak minuta më parë përmes një statusi në Facebook për deklaratën e ish-drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Auron Tare.

Në një postim më herët gjatë ditës, Tare e cilësoi në një postim në rrjete sociale “Mihali i Kapitenerisë shqiptare” kreun e DPD, Paulin Ndreu.

Ndërkohë në sqarimin për mediat të DPD-së, të drejtuar nga Paulin Ndreu, theksohet se “Drejtoria e Pergjithsnme Detare me pergjegjesi ligjore dhe institucionale deklaron se Auron Tare ka genjyer jahtin se pari dhe autoritetet Shqiptare, pasi jahtit i ka premtuar qe ta fuse 2 jave ne port duke zene kalaten per interesa private te tij ne kete kohe krize kur Drejtoria Detare kishte nxjerre nje urdher nje dite me parë se nuk do lejohej qendrimi i jahteve ne porte me shume se koha e furnizimit me nafte dhe uje. Pra jo me shume se 24 orë.”

Më tej, DPD thotë se do të ngrejë padi ndaj Auron Tares.

“Jahti ka qendruar ne raden e porti nga e shtuna deri te dielen dhe pasi nuk mundi te siguronte qendrim dy javor ne port eshte larguar pa kerkuar furnizim apo ushqime. E gjitha pjesa tjeter nga Auron Tare eshte trillim dhe sot ka shpethyer ne shpifje ndaj institucionit te Kapitenerise Portit Durres dhe per ketë ne do ti bejme padi per dhunim te institucioneve shteterore.”,- shkruhet në reagimin e DPD-së.

Njoftimi i plotë:

Sqarim per mediat

Drejtoria e Pergjithshme Detare si institucioni qe ka ne varesi Kapitnerite e Porteve hedh poshtë manipulimin e situates nga Agjenti i agjensise z.Auron Tare ne lidhje me jahtin Maltese Falcon

Auron Tare krijon situata per te fituar e zhvatur ne kohen pademie, dhe keto na i shet si dhunim te turizmit. Te gjitha keto vetem e vetem qe ai te beje ligjin ne porte si në Durres e ne Sarande me presione dhe duke dhunuar institucionet shteterore. Ai arrin deri aty sa krijon skena duke provokuar fyer sharë dhe denigruar inspektorin e kapitenerise ne zyren e tij,me arsyen se ai do te jetë padron i portit edhe ne kohe pandemie dhe atij nuk duhet tia prishe askush.

Drejtoria e Pergjithsnme Detare me pergjegjesi ligjore dhe institucionale deklaron se Auron Tare ka genjyer jahtin se pari dhe autoritetet Shqiptare, pasi jahtit i ka premtuar qe ta fuse 2 jave ne port duke zene kalaten per interesa private te tij ne kete kohe krize kur Drejtoria Detare kishte nxjerre nje urdher nje dite me parë se nuk do lejohej qendrimi i jahteve ne porte me shume se koha e furnizimit me nafte dhe uje. Pra jo me shume se 24 orë.

Jahti ka qendruar 24 ore ne port që premten deri te shtunen dhe nuk ka marre furnizim as nuk ka kerkuar furnizim duke u justifikuar se do e marr javes tjeter po ti duhet. Ne kontaktet qe ka bere autoriteti i Kontrollit Shteteror Portual i eshte thene nga kapiteni se kam marre leje te qendroj dy jave ne port. Jahtin nuk eshte larguar por i eshte thene te dali ne rade te portit deri sa te vije furnizimi i naftes te henen pasi e gjjthe skema ishte mashtim. Jahti ka qendruar ne raden e porti nga e shtuna deri te dielen dhe pasi nuk mundi te siguronte qendrim dy javor ne port eshte larguar pa kerkuar furnizim apo ushqime. E gjitha pjesa tjeter nga Auron Tare eshte trillim dhe sot ka shpethyer ne shpifje ndaj institucionit te Kapitenerise Portit Durres dhe per ketë ne do ti bejme padi per dhunim te institucioneve shteterore.

Drejtoria e Pergjithshme Detare eshte ne krye te punes per monitorinin e anijeve te mallrave dhe nuk do lejojë të zhantazhohet nga individë apo agjensi që kanë interesa private dhe duan te zhvasin e mashtrojnë ne kohe pandemie.

Drejtoria e Pergjithshme Detare

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

20 Deputetë të Parlamentit Evropian dënojnë shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, si një vlerë e rëndësishme historike dhe kulturore e Shqipër

Fundjava nuk do ketë mot të favorshëm paralajmërojnë sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Zbulohet të tjera detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 31-vjeçar.

Është zbardhur draft-opinioni i Komisionit të Venecias në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, e cila ngjalli një përplasje të ash

Një peshkarexhë në Durrës u përfshi nga flakët mesditën e sotme teksa ndodhej 6 milje nga bregu, në drejtim perëndim të Porto Romanos.

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, reagoi pas zemërimit që ka shpërthyer në opinionin publik me qëndrimet që mbajti sot, kur justifi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit sulmoi të premten në një seancë parlamentare online nënën e një fëmije të dhunuar nga ofice

Është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik mbledhja e këshillit bashkiak të Durrësit ku u miratuan disa vendime të rëndësishme si

Nëna e djalit 14-vjeçar të dhunuar pak ditë më parë nga efektivët e policisë ka përgënjeshtruar në një intervistë për Abc News deklaratën

Një konflikt mes anëtarëve të grupit të Avdylajve dhe gardianëve të burgut 313, ka detyruar Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të urdhë