Incidenti me velierën në Durrës/ Tare nuk i ndahet Ndreut: Pse insistove me çdo kusht që anija të ikte

06/04/2020 - 19:23

Auron Tare ka reaguar sërish sot në lidhje me incidentin e ndodhur në Portin e Durrësit, ku nuk u lejua që të akorohej një jaht luksoz. Ish-Kreu i Agjencisë Kombëtare të Turizmit hedh akuza kundër Paulin Ndreut, pasi sipas tij ky i fundit ka shkelur ligjin duke lënë jahtin në port edhe pse kishte marrë të gjitha lejet.

Tare shprehet me tej se zyrtarët e portit kanë abuzuar verbalisht me një urdhër të publikuar në Facebook, pasi sipas tij në faqen zyrtare nuk ka asnjë njoftim prej më shumë se një vit.

“Lind pyetja po perse Drejtori i Drejtorise se Porteve Z Ndreu ka insistuar me cdo kusht qe kjo anije e dale nga kalata. Cdo lexues i thjeshte mund te beje kete pyetje ne dukje naïve. Sigurisht qe zoti Ndreu e ka pasur nje arsye te cilen nuk mundet ta thote dhe te verteten e vesh me lloj lloj trilimesh qe e bejne kete ngjarje akoma me qesharake”, shton Auron Tare.

PËRPLASJA TARE-NDREU

Veliera luksoze ka kërkuar pak ditë më parë të qëndronte në Portin e Durrësit, por nuk është lejuar nga autoritetet. Për jahtin, “Maltese Falcon”, 88 metra i gjatë, reagoi dhe ish-drejtori i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Auron Tare duke e krahasuar Paulin Ndreun me personazhin e njohur, Mihal Kokëdhima, që u be protagonist i incidentit me turistet spanjolle ne Himarë. Ndërkohë Paulin Ndreu reagoi duke saktësuar se kishte ndjekur ligjin, pasi disa ditë më parë, Drejtoria e Përgjithshme Detare, dha urdhër që asnjë jaht apo kroçera të mos qëndrojnë më shumë se për furnizim në portet e vendit. DPD shkruante se do ta padiste Auron Taren. 

REAGIMI I PLOTË I AURON TARES:

Incidenti qe ndodhi me “Jahtin Maltese Falcon” eshte nje ngjarje e pa ligjshme dhe mund ta perkufizoj si nje shperdorim detyre te autoriteteve te Drejtorise se Pergjithsheme Portuale. Mund te ishte evituar aq me shume ne keto kohe qe kemi nevoje per dicka positive dhe te bukur. Ardhja ne Portin e Durresit e nje prej Jahteve me te famshme ne bote duhet te ishte nje lajm I gezueshem si per te treguar se edhe ne kohen e koleres mund te buzeqeshim. Per info Jahti erdhi sipas te gjitha rregullave te shtetit shqiptar nepermjet agjensise detare “Our Own Expeditions”. Kerkoi te furnizohej si dhe te riparonte nje problem ne sistemin elektrik dhe per arsye te situates se pazakonte nuk u be i mundur furnizimi ne pak ore diten e Premte. Per kete arsye u kerkuar leje te qendroje gjate fund javes per te marre furnizimin diten e Hene konfirmuar nga Autoriteti Portual I Durresit. Me shkresen qe per fat te mire e ka nxjerre vete Drejtoria e Pergjithshme Detare. Deri ketu cdo gje eshte normale por Drejtoria e Pergjithshem Detare bazuar ne nje urdher te nxjerre ne facebook, (deri me sot qe flasim asnje institucion apo operator privat qe operon ne kete fushe nuk ka asnje kopje shkresore te ketij urdher) i kerkon anijes te largohet nga Kalata gjate kohes qe ajo priste te mbaronte karantina dhe te furnizohej.

Per te mesuar me shume mbi kete rast kerkoni prane Autoritetit Portual te Durresit informacion per ngjarjen. Kapiteni I anijes per ore te tera ka qene nen nje abuzim verbal nga njerez te veshur me uniforme shteterore te cilet insistonin per te zbatuar nje urdher te dale ne Facebook. Mund te shikoni faqen zyrtare te Drejtorise se Pergjithshem Detare e perditesuar nje vit me pare qe nuk ka asnje gjurme te ketij urdheri. (postimi i fundit daton ne 16.04.2019) Po keshtu nuk ka asnje shkrese prane Institucionit Portual te Durresit apo institucione te tjeral. Deshiroj te theksoj se ky Urdher ne Facebook ka dale pasi u lajmerua ardhja e jahtit te enjten ne darke. Per te gjithe ata qe kane interest te mesojme pak me shume mund te them se: 

“Ne baze te nenit 91 Kodi Detar eshte Autoriteti Portual Durres qe rregullon hyrjen ne kalate dhe qendrimin ne te apo kohezgjatjen. Ne baze te ketij kodi,neni 18.a Kapiteneria ushtron autoritetin ne respektimin e disiplines portuale te trafikut detar” pra eshte policia e Trafiku detar. Nderkohe ne Urdherin e Drejtorise se Pergjithshme Detare( ne Facebook) thuhet se ne baze te kerkesave te Kruazierave dhe yachteve te kenaqesise (per transparence Kapiteneria e Pergjithshem duhet te botoje numerin e ketyre kerkesave gje qe nuk e ben dot pasi industria e kruaziareva dhe jahteve charter eshte pezulluar ne te gjithe Mesdheun per arsyet e Cov 19) pra qartesisht nje pretendim jo I sakte, Pika 1 percakton kufizimin e koheqendrimit dhe pika 2 motivin se kalatat qe sipas Kodit Detar, neni 91 jane nen jurisdiksionin e Autoritetit Portual, duhet te jene te lira per anijet tregtare.

Nderkohe per te gjithe ata qe kuptojne nga fusha e dine se ne momentin qe mjeti lundrues merr leje nga Kapiteneria per tu ankoruar, ky mjet del nga juridiksioni i ketij institucioni, dhe mbas ankorimit, (pervec se per kushte teknike) , mjeti lundrues eshte ne juridiksionin e Autoritetit Portual, me sakte Zyres se Dispecerise Qendrore i cili eshte i vetmi Autoritet mbi qendrimin ne kalate. Dispeceria Qendrore i ka dhene leje mjetit lundrues ( dokumenti I postuar ne Facebook e Kapitenerise) por nderkohe nuk ka nxjerre asnje shkrese per tu larguar.

Administrimi i kalatave (percaktuar me ligj nr 9130, 2003) behet eskluzivisht vetem nga Autoriteti Portual Durres. Nderkohe ne nenin 46 te ketij ligji percaktohet qarte dhe rasti kur nje mjet lundrues nuk leviz ne kohe. Neni 46 Pra edhe ne rast se pretendimi i Drejtorise se Pergjithshem Detare (Kapiteneria) do qendronte, Autoriteti i vetem i cili duhet te nderhynte duhet te ishte Autoriteti Portual Durres. Pretendimi I Kapitenerise ka qene se Kalata duhej per anijet tregetare kur nderkohe ne aplikacionin VesselFinder, ku mund ta shikoje kushdo duket qarte se Porti I Durresit eshte krejtesisht bosh dhe Kalatat jane te lira. Pra duket qarte se nuk ka pasur asnje arsye per te larguar jahtin I cili me lejen e Autoritetit Portual priste te mbaronte karantina per tu furnizuar. Ky eshte shpjegimi paksa Teknik por qe verifikohet shume lehte nga dokumentacioni perkates si dhe nga Autoriteti Portual Durres. Lind pyetja po perse Drejtori I Drejtorise se Porteve Z Ndreu ka insistuar me cdo kusht qe kjo anije e dale nga kalata. Cdo lexues I thjeshte mund te beje kete pyetje ne dukje naïve. Sigurisht qe zoti Ndreu e ka pasur nje arsye te cilen nuk mundet ta thote dhe te verteten e vesh me lloj lloj trilimesh qe e bejne kete ngjarje akoma me qesharake.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zbulohen detaje të reja në lidhje me atë që po ndodh në burg, me shqiptarin Aleksandër Luca, i dënuar me burgim të përjetshëm për dhunimi

Regjisori Robert Budina nga Kukësi ka thënë se pasi të përfundojë turi për mbledhjen e gjihë firmave të peticionit, Aleanca do organizojë

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, bashkia e Durrësit vendosi në fillim të muajit prill që në tregun e fr

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e lajmeve në News 24, komentoi aktualitetin politik, duke u ndalur tek reforma zgjedhore. Ai t

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar formimin e personave, të cilët ishin pjesë e grupit të punës, të cilët vendosë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar me një letër publike kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku i kujton kontratën q

Edhe dietologia Blerina Bombaj ka dalë kundër nismës së kryeministrit Edi Ramës për të bërë pa makina të dielat nga tetori deri në mars 2

Sot ka filluar puna për riparimin e bankinave në shëtitoren Taulantia në Durrës.