Indeksi i Baselit për pastrimin e parave, Shqipëria vendi i dytë me riskun më të lartë në Europë

14/08/2020 - 07:35

Shqipëria është vendi europian me pikëzimin më të lartë sa i takon riskut të pastrimit të parave dhe terrozimit pas Turqisë.

Indeksi i vitit 2020 i Institutit të Bazelit e rendit vendin tonë të 44-in mes 141 vendeve të botës lidhur me këtë fenomen duke marrë 5.69 pikë, teksa Turqia ndodhet tre pozicione më sipër duke u renditur e 41-a me 5.76 pikë.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor Bosnjë-Hercegovina renditet e 47 me një klasifikim më të mirë sesa vendi ynë dhe më pas vjen Serbia në vendin e 54. Maqedonia renditet tek vendet me riskun e ulët të pastrimit të parave dhe terrorizimit me 3.98 pikë dhe në vendin e 117, Kroacia në vendin e 119 dhe Mali i Zi në vendin e 126 ndjekur nga Greqia në vendin e 127 dhe Sllovenia në vendin e 133.

Nëse shohim vendet me riskun më të lartë atëherë në vendin e parë është Afganistani si vendi me riskun më të lartë për pastrim parash dhe terrorizëm ndërsa Estonia renditet e 141 si vendi me riskun më të ulët.

Sipas shpjegimit të Institutit të Baselit, Indeksi përdor një metodologji krahasuese mes vendeve që bazohet në 16 indikatorë që lidhen me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Këto kategori përmblidhen në 5 drejtime së bashku me 5 faktorët që konsiderohet se kontribuojnë në riskun e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizimit. Këto pesë faktorë janë:

Cilësia e kuadrit ligjor për parandalimin e pastrimit të parave;

Rryshfeti dhe korrupsioni;

Transparenca financiare dhe standardet;

Transparenca Publike dhe Përgjegjësia;

Rreziqet juridike dhe politike.

“Qëllimi i Indeksit të Bazelit është të sigurojë një panoramë të plotë të rrezikut të pastrimit të parave. Prandaj përfshin një gamë të gjerë treguesish, secili me një fokus dhe fushëveprim të ndryshëm. Treguesit mund të shtohen ose hiqen nga Indeksi i Bazelit AML për të pasqyruar ndryshimin e rreziqeve të pastrimit të parave dhe financimin e terrorizimit dhe burimet e të dhënave”, thuhet në shpjegimin e institutit.

Vitet e fundit, Shqipëria ka marrë një sërë nismash ligjore për plotësimin e kuadrit pas rekomandimeve të Moneyval s ai takon uljes së rrezikut të pastrimit të parave në vend.

Megjithatë Shqipëria u rikthye në shkurt të këtij viti në listën gri të vendeve që paraqesin rrezik për pastrimin e parave për shkak të deficencave strategjike të gjetura nga Task Forca për Veprim Financiar (FAFT). Për herë të fundit, vendi ynë kishte dalë nga kjo listë në vitin 2015, pas një vlerësimi të përbashkët, i cili merr në analizë një sërë elementësh që nga kuadri rregullator e deri te zbatimi i tyre.

Në këtë listë përfshihen juridiksionet që kanë mangësi strategjike në parandalimin e pastrimit të parave dhe krimit të organizuar dhe rrezik të lartë si dhe janë nën monitorim të shtuar./Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas mesnatës së kësaj të diele, në rrethrrotullimin e sheshit Shqiponja, në hyrje të Tiranës, do të ketë devijime të lëvizjes së automjet

Një grup prej 35 personash është dënuar me 192 vite burg në total nga Gjykata për Korrupsionin dhe  Krimin e Organizuar.

"Brenda 80 ditësh do të realizohen 7 nga 9 lotet e projektit për riparimin e muraturave në mjediset e përbashkëta në 458 pallatet e d

Dita e hënë do të sjellë sërish rrezet e diellit, pas dy ditëve me shi në të gjithë territorin.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur përditësimin e situatës Covid në vendin tonë. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 299 q

Policia e Shtetit ka gjobitur 688 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse gjatë 24 orëve të fundit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se qeveria është gati për spitalin Covid 3, ndërsa ka nisur puna edhe për spitalin Cov

Pasditen e së shtunës, shoqata “Durrësi autokton” ka zhvilluar “Festën e Ullirit 2020”, e kthyer në festa tradicionale prej vitesh.

Pandemia thuajse i ka boshatisur plazhet e Durrësit edhe pse është një fundjavë e ngrohtë tetori.

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas vdekjes së 53-vjeçarit nga Ndroqi, i cili humbi jetën pas sorollatjes nëpër spitale pa marrë mjek