Indiani shkarkohet si Konsull Nderi. Nis hetim për dhënien e pasaportës

25/03/2019 - 21:45

Që prej kësaj të hëne, Nitin Sandesara i shumëkërkuar në vendin e tij për pastrimin e 1 miliard dollarëve, nuk do të jetë më Konsull Nderi i Shqipërisë në Nigeri.

Pas zbulimit të fakteve të reja që dolën në dritë nga arrestimi i njërit prej bashkëpunëtorëve teksa po dilte nga Shqipëria përmes aeroportit, Ministria e Jashtme njoftoi ndërprerjen e mandatit të Nitin Sandesarës. Në mënyrë të çuditshme, edhe pse Sandesara dhe i vëllai janë prej dy vitesh në fokus të kërkimeve indiane, të dy ata ia kishin dalë të merrnin pasaportë shqiptare dhe të nisnin madje edhe investimet në fushën e ndërtimit.

Madje, Nitin Sandesara u emërua si Konsull Nderi në Nigeri në janar 2019. Për këtë fakt, Ministria e Jashtme e hoqi përgjegjësinë pasi sipas këtij institucioni emërimi si Konsull Nderi i të shumëkërkuarit është bërë duke marrë në konsideratë kushtet e Konventës së Vjenës.

Por, pavarësisht këtij citimi, Ministria e Punëve të Jashtme nuk jep shpjegim se përse u shkelën procedurat për dhënien e certifikatës së konsullit një të shumëkërkuari kur ligji 8372 në nenin 21 thotë shprehimisht se duhet të shqyrtohet me kujdes përshtatshmëria e figurës për kandidat.

Gjithashtu, në ligj parashikohet edhe argumentimi i hollësishëm i nevojës për të përfaqësuar Shqipërinë me një Konsull Nderi në Nigeri. Por, Ministria e Jashtme referon vetëm shkresën e firmosur nga Helidon Bendo, kreu i Shërbimit Sekret që jep pëlqimin paraprak sipas pikës B të këtij ligji.

Ndërkohë që dy vëllezërit Sandesara vazhdojnë të jenë në kërkim, i treti që është kunati i Cetan Sandesarës dhe që ka qenë drejtuesi më i lartë i kompanisë “Sterling Biotech” e gjithashtu i klasifikuar nga mediat indiane si mendja që krijoi skemën e mashtrimit, u la nga Gjykata e Tiranës me masën e arrestit 30 ditë. Kjo masë me afat u shpall për t’i dhënë kohë autoriteteve indiane të sjellin aktet për esktradimin e tij.

Hiteshkumar Patel ishte shpallur në kërkim në datën 25 janar 2019 nga gjykata e Nju Delhit. Prokuroria shqiptare ka zgjeruar hetimet pas arrestimit të shtetasit indian Hiteshkumar Patel, i cili kërkohet në vendin e tij në Indi për pastrim parash. Prokuroria ka nisur hetimet për shpërdorim detyre.

Hetimet po zhvillohen për të qartësuar se si kunati i Patel Chetan Sandesara dhe i vëllai u pajisën me pasaportë shqiptare pikërisht në kohën kur të dy ata po kërkoheshin nga byroja qendrore. Për këtë rrethanë, presidenca ka sqaruar se ka zbatuar procedurat ligjore me propozimin e Ministrisë së Turizmit për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme. Përmes kompanisë “Sterling”, dy vëllezërit Sandesara kanë marrë 725 milionë dollarë amerikanë kredi në bankat shtetërore të Indisë, duke i zhdukur më pas përmes një rrjeti prej 300 kompanish “offshore”. /Top Channel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Burime te lapsi al konfirmojnë se disa ambasada në Tiranë u kanë dërguar e-mail shtetasve të tyre që gjenden në Shqipëri.

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta i dërgoi një kërkesë Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailit në lidhje me sistemin e sig

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia është ndaluar mbrëmjen e sotme në Tiranë, teksa ishte nisur nga selia blu, në drejtim të

Pas publikimit të 10 përgjimeve të reja të gazetës gjermane Bild nga dosja 184, reagon në Facebook analisti Andi Bejtja.

Gazeta gjermane ka publikuar një tjetër përgjim midis Damian Gjiknurit, ministër i Transporteve dhe i deleguari i PS-së në Dibër në vitin

Në një nga përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të publikuara sot nga gazeta gjermane Bild, është edhe biseda midis atij që konsid

Protestës së banorëve të Kodër Vilës që kërkojnë pezullimin e një kompleksi banimi me katër pallate 5 katësh pasditen e sotme i janë bash

Në përgjimin numër dy, të publikuar nga “Bild”, është zbardhur biseda mes deputetit të PS-së, Xhemal Qefalia, dhe shefit të policisë në D

Media gjermane ka publikuar përgjime të reja në lidhje me të ashtuquajturën “Dosja 184”.