Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Infektohet me Covid arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra, do të kurohet në Itali

27/02/2021 - 10:12

Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra, është infektuar me koronavirus.

Mësohet se Massafra ka shfaqur fillimisht disa shqetësime shëndetësore, kryesisht temperaturë, por aktualisht gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme.

Në njoftimin zyrtar theksohet gjithashtu se “Shkëlqesia e Tij, Imzot Massafra do të transferohet për një mjekim më të specializuar në Spitalin “Miulli di Acquaviva delle Fonti” (Bari-Itali)”.

Njoftimi i plotë:

Pas disa shqetësime shëndetësore, me simptoma virusi Covid-19, si dhe pas ekzaminimeve më të specializuara, Arqipeshkvi i Arqidioqezës Shkodër-Pult dhe njëkohësisht Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare Shkëlqesia e Tij Imzot Angelo Massafra, rezultoi pozitiv, pra i infektuar nga virusi në qarkullim, Sars Covid-19.

Aktualisht gjendja shëndetësore e tija paraqitet e qëndrueshme, përpos disa simptoma tipike të këtij virusi, sikurse është ajo e temperaturës.

Për arsye të parandalimit të simptomave të tjera si dhe për të përballuar sa më mirë pikun e sëmundjes, sot, Shkëlqesia e Tij, Imzot Massafra do të transferohet për një mjekim më të specializuar në Spitalin “Miulli di Acquaviva delle Fonti” (Bari-Itali).

Jemi të sigurt për profesionalizmin e personelit mjeko-sanitar që po ndjek dhe që do të vazhdojë të ndjek ecurinë e sëmundjes së Arqipeshkvit, por i besohemi edhe lutjes së të gjithëve dhe të secilit që mëshira e Zotit të tregohet me hirin e shërimit për të dhe për të gjithë të prekurit nga kjo sëmundje.

Në ditët e ardhshme, duke filluar që nga shtrimi dhe në vazhdim, sapo të kemi njoftime nga drejtoria e spitalit, do informoheni në mënyrë të rregullt.

Zyra e shtypit e KISH-it

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2886 testime për persona të dysh

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës prej mesditës së sotme.

Ditën e sotme fillon vaksinimin antiCovid për operatoret turistikë në vendin tonë.

Zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri nuk do t’i zgjidhin problemet që ka vendi.

Këtë të shtunë vendi parashikohet të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash i cili do të gjenerojë reshje.

Covidi i ka marrë jetën ditën e sotme një ish-futbollisti të njohur.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 10.134 vaksinime në të gjithë vendin, ndërsa nga nisja e procesit të vaksinimit më 11 janar  n

Kompania EMAAR prezantoi pasditen e sotme projektin për portin turistik të Durrësit, një investimi që kap vlerën 2 miliardë euro.

Nga Durrësi, kryeministri Edi Rama, bashkë me biznesmenin Mohamed Alabbar janë duke prezantuar projektin për portin e ri turistik të qyte