Silva Bino, shefja e Epidemiologjisë së Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) është prekur nga Covid-19.

Mësohet se Bino është shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë prej ditës së premte.

Shefja e Epidemiologjisë prej disa ditësh është me temperaturë teksa kolegët po përpiqen ta mbajnë gjendjen e saj shëndetësore të stabilizuar.