Edhe një infermier në Tiranë e ka fituar me betejën me COVID-19.

Lajmin e ka dhënë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastrirliu përmes një postimi në Facebook.

“Çdo personel i sistemit shëndetësor që e fiton betejën e tij me #COVID19 është një lajm që më gëzon pa masë!

Edhe 1 infermier në Tiranë është shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP

Shkon në 28 numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19 

Deri tani janë 165 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19“, shkruan ministrja.