Në 6-vjetorin e aksidentit tragjik, gazetari Sokol Balla ka kujtuar sot ish-deputetin e ndjerë, Sokol Olldashin.

Balla ka postuar në Instagram një foto shkëputur në një prej emisioneve të tij të vitit 2013, ku kishte të ftuar Olldashin.

"Hera e fundit me të. Korrik 2013, dy ditë para garës për kryetar të PD. Pas intervistës një nga të ftuarit që ishte kritik me të më tha: E morëm në qafë. E pyeta përse. "Sepse doli shkëlqyer", shkruan Balla.