Dita e parë e punës e vitit 2018 ka shënuar edhe ditën e parë të punës për drejtorin e ri të ALUIZNI-t në Durrës, Arben Isaku.

I emëruar në fund të vitit në këtë detyrë, ish-koordinatori i PS-së së Durrësit, ka nisur zyrtarisht sot detyrën e re, në krye të një prej drejtorive më të rëndësishme të ALUIZNI-t në rang kombëtar.

Në një intervistë për “DurrësLajm”, Arben Isaku tha se puna ka nisur me inventarizimin e dosjeve të reja e të vjetra, dhe pritjen e qytetarëve të parë që i drejtohen kësaj agjencie për lejet e tyre të legalizimit.

Një tjetër pikë e punës së drejtorit të ri është edhe struktura e ALUIZNI-t në Durrës. Ish-drejtori Flamur Gjuzi i përkiste forcës politike të LSI-së dhe një pjesë e stafit i përkiste kësaj force politike. “Do të shikojmë profesionalizmin, nëse bëjnë punën për të cilën paguhen tha”, Isaku.   

Largimi i Flamur Gjuzit shkaktoi jo pak ethe te një pjesë e punonjësve të kësaj agjencie.

K.H.