Investimi i ri i Ujësjellësit në Durrës, përfitojnë 2000 banorë (VIDEO)

Postuar: 17/05/2017 - 14:08

Afro 2000 banorë kanë përfituar nga investimi i ujësjellës kanalizime Durrës në zonën e kodër Vilës dhe lagjen 10. Zona në fjalë është mjaft e populluar me ndërtime të ngritura vitet e fundit, por nuk ka pasur rrjet të kanalizimeve të ujërave të ndotura. Inxhinieri i ujësjellësit Bledar Metalla shprehet se falë një investimi prej 250 milionë lekësh të vjetër, zona në fjalë ka rrjet funksional të ujërave të ndotura të cilat dërgohen me anë të sistemit të pompave në impiantin e Shënavlashit.

Banorët e zonës janë shprehur të kënaqur me investimin pasi infrastruktura rrugore ka qenë mjaft problematike gjatë viteve të fundit.

Projekti i hartuar nga dega teknike e ujësjellësit ka parashikuar shtrimin i rrjetit të ri kryesor të kanalizimit me tubacion të brinjëzuar 315 mm me gjatësi totale 1350 ml. Projekti parashikon edhe ndërtimin e 900 metrave të tjera kanalizime sekondare me tub të brinjëzuar me dimension 250 mm. Firma zbatuese e punimeve ka realizuar edhe ndërtimin e 80 pusetave të kontrollit përgjatë tubacionit kryesor. Investimi në fjalë përmirëson ndjeshëm infrastrukturën e zonës, ndërkohë që disiplinimi i ujërave të zeza ndikon dukshëm në përmirësimin e mjedisit të zonës duke larguar ndotjen dhe erën e keqe.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasada amerikane në Tiranë ka sqaruar një dilemë të madhe për shumë qytetarë shqiptarë që iu është refuzuar një apo disa herë, viza për

Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj kërkon hetim disiplinor për kryetarin e Gjykatës së Shkodrës.

Ky është Ardjan Iljazaj, drejtori i ri i Hipotekës së Durrësit, emri i të cilit u bë publik sot nga Ministria e Drejtësisë në listën me e

Ministria e Drejtësisë ka bërë publike sot listat me emrat e drejtuesve të rinj të Hipotekave në vend, pas testimit me shkrim dhe intervi

Ekzekutimi mafioz i një prej emrave më të lakuar të botës së krimit në Greqi, bëri bujë në mediat e shtetit helen por edhe ato shqiptare.

Klajdi Gjeçi është autori i dyshuar i vendosjes së tritolit në makinën e pronarit të një pike intertesh në kryeqytet, ngjarje e ndodhur m

Zbulon të tjera detaje nga arrestimi i taksistit, që merrej me shpërndarje kokaine në Tiranë.

Reshjet masive të shiut të cilat përfshinë vendin tonë gjatë fundit të muajit nëntor, shkaktuan përmbytje në disa zona të qytetit të Durr

Policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes së 30 nëntorit 2017 ku shpërtheu automjeti i një biznesmeni, pasi ishte vendosur një sasi tr

Punonjësit e administratës publike duke filluar nga ky vit do të kenë një tjetër ditë pushimi.