Investohet në të për të tretën herë, shëtitorja e Durrësit ende shumë larg gjelbërimit të dikurshëm!

17/02/2020 - 22:04

Përmes një postimi në rrjete sociale, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka përsëritur për të disatën herë që nga nisja e punimeve për rikonstruksionin e Shëtitores “Taulantia”, se qyteti i Durrësit po përfiton një tjetër hapësirë urbane.

Postimin e tij, Fondi e shoqëron edhe me një foto nga volumi i punimeve që po kryhen në shëtitoren më të frekuentuar të qytetit bregdetar.

Ajo që bie në sy në foto, është ngjyra gri e betonimit dhe materialeve të ndërtimit dhe një jeshilllëk i zbehtë i palmave të rrethuara deri në trung nga morsa e betonit.

Investimi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit synon “një rikonstruksion të plotë nga porti e deri te Sfinksi të një sipërfaqeje 67.000m2, me qëllim kryesor për të rritur e pasuruar hapësirat publike.”

Kujtojmë se investimi në shëtitore është i treti që i bëhet kësaj hapësire publike, mjaft të dashur nga qytetarët. Pas çdo investimi, sipërfaqja e betonuar është shtuar gjithnjë e më shumë.

Ndërkohë, kolazhi me dy foto i botuar në fillim të shkrimit tregon dy realitete të ndryshme të shëtitores. Para viteve ’90, gjelbërimi dominonte, megjithëse mirëmbajtja e ish-Vollgës ndoshta linte për të dëshiruar. Pas viteve 2000, betonimi triumfon ndaj gjelbërimit duke i rrëmbyer qytetit njërën prej sipërfaqeve të gjelbëruara më të dashura për durrsakët e vjetër.   

Postimi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit:

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në karantinë prej tre javësh, por pasditja e së premtes ka qenë e veçantë për banorët e lagjes nr.16 në Durrës.

Dhjetëra banorë të komunitetit rom që banojnë në zonën e Nishtullës, janë ndër shtresat më të varfra në Durrës dhe që nuk kanë asnjë mund

“Liria e shtypit nuk duhet të minohet nga masat kundër dezinformimit në lidhje me COVID-19”.

Ministria e Shëndetësisë informon se, në spitalin Infektiv ka ndërruar jetë një pacient 75-vjeçar.

Arrestohet drejtori i ‘Burgut 313’, Eduard Struga, raporton "BalkanWeb".

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton shtetasit shqiptarë në Poloni se për shkak të situatës aktuale me Covid-19, autoritetet

Nga 27 rastet e reja me koronavirus në vend, 12 prej tyre janë nga Shkodra, duke e bërë kryeqendrën e Veriut të tretën pas Tiranës e Durr

Duke filluar nga nesër në orën 13:00 deri të hënën në orën 5:00, gjithçka do të jetë e mbyllur, dhe asnjë kalimtar nuk do të lejohet të d

Bashkimi Europian përmes zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka akorduar 4 milionë euro në fushën e shëndetësisë në luftën kundër C