Ish-deputetja e Durrësit, Esmeralda Shkjau, i ka dedikuar një postim prekës në rrjete sociale mjekut Hysni Shkjau, i cili humbi sot betejën me koronavirusin.

Duke vlerësuar lart kontributin e dhënë nga mjeku Shkjau për të gjithë komunitetin e Pukës, ish-deputetja thotë se ai u largua si heronjtë.

“Ai u largua nga kjo Bote me dinjitet dhe ne sherbim te njerezve ashtu sic dine te largohen vetem heronjte!

40 vite sherbim, 40 vite jete te shpetuara, 40 vite nuk mjafton per te falenderuar” –shkruan ndër të tjera Shkjau.

Postimi i plotë i ish-deputetes Shkjau:

Misioni i Dr. Hysni Shkjaut do te mbahet mend jo vetem per komunitetin e Pukes por nga te gjithe shqiptaret.

Ai u largua nga kjo Bote me dinjitet dhe ne sherbim te njerezve ashtu sic dine te largohen vetem heronjte!

40 vite sherbim, 40 vite jete te shpetuara, 40 vite nuk mjafton per te falenderuar.

Por Zoti I Madheruar flet vet ne Kur’an:

“Kush shpëton një jetë njeriu, është sikur të ketë shpëtuar tërë njerëzimin” (5:32).

U prefsh ne Paqe….

Doktor i Zemrave Pukjane!

Ngushellime Familjareve, Miqve, Kolegeve!