Ish-kandidatja për bashkinë e Durrësit: Ne si prindër jemi të pafuqishëm t’i mbrojmë

25/08/2019 - 11:48

Vrasja e 26-vjeçarit Indrit Çelaj, pak ditë më parë, tronditi opinionin publik. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ish-kandidatja për bashkinë e Durrësit, Valbona Sakollari, e cila, përmes një statusi në Facebook, deklaron se të jesh prind i mirë në vendin tonë është thuajse mision i pamundur.

Duke iu referuar shoqërisë shqiptare, ku ligjin e bën më i forti, ndërsa i ndershmi duhet të nënshtrohet Sakollari shkruan:  Dhe ne si prindër jemi të pafuqishëm t’i mbrojmë, ndaj heshtim. Ata na shohin, e mësohen të heshtin. Një shoqëri shurdh-memecësh....që takohet në varrimin e njerëzve të pafajshëm...

Postimi i plotë i Valbona Sakollarit:

Të jesh prind i mirë është mision i vështirë, por në Shqiperinë e sotme është gati e pamundur. Sot nuk dimë çfarë t’u themi fëmijëve, sepse nëse i edukon që të jenë punëtorë e të ndershëm, duket sikur po i hedh të papregatitur në xhunglën ku krimineli, hajduti, mashtruesi, vrasësi shpërblehen me prona, tendera=para publike, poste drejtorash, ministrash, kryetare bashkie, drejtues shteti. S’ka polic, hetues, prokuror, gjykatës ti prekë. Si prind, s’të mbetet tjetër veç të lutesh që të mos ndeshen me njeriun e gabuar ose ti shtysh të ikin një orë e më parë nga ky vend. Dhe ne si prindër jemi të pafuqishëm t’i mbrojmë, ndaj heshtim. Ata na shohin, e mësohen të heshtin. Një shoqëri shurdh-memecësh....që takohet në varrimin e njerëzve të pafajshëm...

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shtyhet afati që kanë qytetarët për të regjistruar ndryshimin e pronësisë së mjetit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugo

Rreziku nga koronavirusi ka anuluar pa afat Komisionin e Venecias. Sesioni plenar do të mbahej në Venecia në 20-21 mars, dhe komisioni do

Moti i keq i dy ditëve të fundit “shërbeu” për të depozituar në shëtitoren “Taulantia” në Durrës grumbuj me leshterikë, të cilët ju mbive

Në orën 18.00 të së premtes përfundon afati për të aplikuar tek platforma online e rindërtimit “Shtëpia ime”.

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas thirrjes së ambasadës amerikane që shtetasit amerikanë të kenë kujdes më datë 2 mars,

Gjatë muajit janar 2020, në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 304 mijë tonë mallra të ndryshme.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri i ka bërë apel qytetarëvet të saj të bëjnë kujdes ditën e hënë kur pritet të mba

Pas lajmit për arrestimin e botuesit dhe analistit Henri Çili, ka reaguar me një qendrim të unifikuar Profesorati i Universitetit Europia

Në Shqipëri botuesi i njohur Henri Çili, pronar i Universitetit Europian të Tiranës, një prej institucioneve arsimore më të mëdha në vend

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në “Twitter” pas publikimit të informacioneve nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Sh