Gjatë seancës së radhës gjyqësore kundër Emiljano Shullazit, sot dëshmuan ish-kreu i Hipotekave, Ilirjan Muho, truproja i Ylvi Beqajt, babai i Jani Zakes e Fatmir Sinanaj.

“Kur është bërë regjistrimi i hotel “Vollgës” isha me pushime. Për regjistrimin më telefonoi Alban Dabulla. Ai më tha se prona u regjistruar nga Ylvi Beqaj”, tha Muho.

Ndërkohë Roland Tarja, badigardi i Ylvi Beqajt tha se ky i fundit ishte shume i kenaqur nga partneriteti me Shullazin.

“Nuk i ka thënë asnjëherë që ka qenë i shqetësuar apo i kërcënuar. I thoshte që do bëjmë edhe bashkëpunime të tjera”, u shpreh ai.

Sakaq, ra në sy mungesa e Shullazit në seancë.